Këshilltari për çështje fetare në ambasadën e Turqisë, dr Nevzat Sabri Akin, i shoqëruar nga stafi tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Naim Aliu dhe administrata e KBI në Gjilan
Kryetari Aliu njoftoi me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e Republikës së Turqisë në sfera të ndryshme në Kosovë derisa në takim u bisedua për mënyrat e bashkëpunimit dhe përvojat e përbashkëta.
Akin e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e përbashkëta.