E enjta( 8 marsi 2019 ) ishte tragjike për qytetin e Gjilanit, derisa një maunë e cila transportonte ujë u përplas me dhjetra vetura duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale, derisa nga ky aksident mbeti i vdekur një person dhe dhjetra të tjerë u lënduan, shkruan Radio Star.
Megjithëse qarkullimi i automjeteve me pesha të rënda është i ndaluar brenda qytetit, kjo e konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfzi Haziri, ai nuk po vazhdon të rrespektohet.
Gjatë ditës së sotme (e ejte) janë parë disa mauna të cilat kanë qarkulluar lirshëm në qytet.
Radio Star ka siguruar video teksa disa maunë transportuese lëvizin lirshëm pikërisht në qendër të qytetit, aty edhe ku ndodhi aksidenti i së enjtes( 8 mars 2019 ).