Në kuadër të javës së 23-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, Kf.Drita do të takohet me Lirinë e Prizrenit. Takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe Drita si vendase mund të konsiderohet favorit.
Jo vetëm terreni, por kampioni në fuqi Drita po tregon lojëra të mira dhe të matura në ndeshjet e fundit, për cka edhe renditet e katërta me 35 pikë.
Kurse, Liria, klub me traditë në futbollin kosovar këtë sezon ka zhgënjyer duke u renditur e dhjeta me vetëm 24 pikë të tubuara, teksa po shkojmë në fund të kampionatit. Kjo pozitë ia vështirëson mbijetesen në elitën e futbollit kosovar dhe mund të bie nga liga.
Takimi fillon në ora 14:00.