Drita ka arritur t’i hakmerret Lirisë për dy humbjet këtë edicion dhe e ka mposhtur në Gjilan me rezultat 2-0.
Kampioni në fuqi i Kosovës që nga minuta e parë bëri ndeshje të bukur duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve.
Drita golin e parë në ndeshje e realizoi në minutën e 78-të, kur shënoi njëri nga lojtarët e saj më të mirë Filonit Shaqiri pas asistimit nga Xhevdet Shabani për 1-0.
Vetëm katër minuta më vonë kampioni në fuqi shënoi edhe golin e dytë dhe të sigurisë.
Një kundërsulm i vendasve bëri që sulmuesi ferizajas i Dritës, Betim Haxhimusa të realizojë me lehtësi për 2-0.
Pas kësaj fitore Drita blindon pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Liria mbetet e parafundit me 24 pikë.