Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, do të bëjnë lansimin e Aplikacionit për prezantimin e të dhënave online për cilësinë e ajrit.
Aplikacioni për Android dhe IOS, i krijuar me përkrahjen e Komisionit Evropian, do të ofrojë informata mbi cilësinë e ajrit nga stacionet monitoruese që ka IHMK-MMPH, si dhe mbi pasojat e ndotjes së ajrit në shëndet.
Lansimi i aplikacionit do të bëhet nga ora 10:00, në kabinetin e Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja.