Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar gjithsej 27 aksidente, ku 13-të nga to përfunduan me të lënduar.
Përgjatë të njëjtës periudhë kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1mijë e 192 tiketa trafiku.
Në veçanti, gjatë këtij muaji numri i aksidente me fatalitet ka shënuar rritje.
Rasti më i freskët është ai në Duhël, ku tre të ri ndërruan jetë.
Përkundër që Policia e Kosovës po bën apel dhe po shqipton tiketa, aksidentet sa vijnë e shtohen.
Eksperti i Komunikacionit, Nol Dedaj për Indeksonline ka thënë se këto aksidente janë alarm për institucionet e Kosovës që të marrin marra preventive.
Edhe sivjet si vitet paraprake, kemi startu me shumë fatalitet në komunikacionin rrugor. Këto aksidente janë alarm për institucionet tona që nëse nuk marrin masa preventive rrugët tona do të përgjaken në vazhdimësi”, tha Dedaj.
Ai beson që asnjëherë nuk është vonë që Institucionet e Kosovës të fillojnë e të krijojnë Institucione për Sigurinë Rrugore.
Kurrë nuk është vonë që Institucionet e Kosovës të fillojnë e krijojnë Institucionet e Sigurisë Rrugore, nga strategjia e deri tek Instituti, Agjencioni i Sigurisë në Komunikacion etj. Ku në kuadër të sektorëve të tyre do të zhvillohen hulumtimet dhe të propozohen masat preventive. Jo se nuk është punuar por fare nuk edhe nuk po punohet, nuk ka vullnet politik të punohet në aspektin e Sigurisë së Komunikacionit Rrugorë.”, përfundoi Nol Dedaj.
Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet në rrugë dhe gjatë tërë kohës po bëhet thirrje për vozitësit që të kenë kujdes në vozitje dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./Indeksonline/