Në Komunën e Gjilanit gjatë kësaj jave janë duke u mbajtur trajnimet intensive për kthimin në investime në fushën e agro-kulturës dhe agro-biznesit për të rinjët e Regjionit të Lindjes, në kuadër të projektit “Të rinjtë në Agro-biznes Regjioni Ekonomik Lindor”, ku janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve.
Ermelinda Haziri, menaxhere e projektit, “Të rinjtë në Agro-biznes të Regjionit Ekonomik Lindor” , ka njoftuar se trajnimi i të rinjëve të këtij regjioni do të jetë i hapur për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë.
“Ky program ka për qëllim që të trajnoj të rinjtë për kthimet e investimeve të tyre në agrobiznis dhe përkrahjen e të rinjëve që dëshirojnë të mirren me agro-kulturë dhe agro-biznes”, ka thënë menaxherja Haziri.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menagjohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të zbatuara nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me komunat e regjionit të Lindjes.