Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, dhe vrasjes që ndodhi të mërkurën në Lipjan, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti janë bashkuar në nënshkrimin e një peticioni për mbyllje të kazinove.
Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan
Kujtojmë se mbrëmë në një kazino në Lipjan u gjet i vdekur një punëtor i moshës 36 vjeçare nga Rezalla e Skenderajt.
Vlen të theksohet se Muharremaj kërkoi edhe nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.
Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.
Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.
Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.
Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.