Me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, të gjitha partitë mbështetën rezolutën. Pas këtij vendimi ka ardhur aktivizimi i Administratës Tatimore të Kosovës është aktivizuar.
ATK ka vendosur mbylljen e të gjitha lokaleve që ushtrojnë veprimtari të tilla. Vendimi nga ky organ vlenë deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm.
Veprimi ka ardhur pas vrasjeve që kanë ndodhur në javën e fundit ku një person është vrarë në Kazino në Suharekë e një tjetër në Lipjan.