Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar për vrasjen e 7-vjeçarit kosovar, i cili u vra të enjten, në Basel të Zvicrës.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i riu u vra mizorisht në shtetin zviceran.
Ja postimi i plotë:
Shpirti i bardhë i Iliasit përgjaku gjithë botën me pafajsinë e tij. Jam i tronditur me vrasjen mizore të 7-vjeçarit nga Baseli. Shpresoj shumë që shteti mik i Kosovës, Zvicra, të zbardhë motivet e këtij akti mbase të paprecedent. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti nga Lipjani dhe familjes Xhemaili nga Gjilani. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!