E kuqja është detyrim ndalje për shoferët dhe këmbësoret në çdo semafor të botës. Por, kjo nuk ndodh edhe në njërin prej semaforëve në qytetin e Gjilanit, saktësisht atë në rrugën që dërgon tek “Tregu i Gjelbërt”, raporton Radio Star.
Qytetarët nuk e rrespektojnë fare këtë semafor përkundër që jo rrallë herë Policia Kosovës ka patrolluar në këtë pjesë dhe ka shpërndarë gjoba për qytetarët të cilët nuk e rrespektojnë semaforin.
Megjithatë distanca shumë e shkurtër e rrugës po ndikon që qytetarët të mos e rrespektojnë këtë semafor, i cili për hir të së vërtetës ndonjëherë edhe nuk punon fare.
Por, realisht ai duhet rrespektohet sepse është pjesë e trafikut./RadioStar/