Shtatëvjecari kosovar i vrarë me thikë në Bazel të Zvicrës sot varroset në Gjilan.
Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjecarit kosovar, që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.
Familja e 7-vjeçarit ka treguar se trupi i pajetë i fëmijës sjellët në Kosovë sot dhe varroset në Gjilan në orën 13:00.
Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës.
Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.
Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore.