Shkruan: Izmi Zeka
Dje në një takim krejt të rastësishëm me njerëzit e partisë në Gjilan që kam punuar gjatë qenka bërë senzacion për disa portale të cilat asnjëherë nuk ja kan dasht të mirën PDK-së në Gjilan.
Rajonipress është për dhimbje se si dhe në cfarë mënyre keqpërdor një fotografi ku jam edhe unë,ku gënjen opinionin dhe shtrembëron realitetin e PDK-së në Gjilan.Unë nuk jam shumë ithtarë i debateve apo edhe i reagimeve por njerëzit për interesa meskine dhe interesa që datojnë prej vitit 2007 kanë dëmtuar PDK-në në Gjilan tani dalin dhe japin opinione që u shërbejnë një pakice të njerëzve për interesa që vetëm ata i dijnë por jo kurrë PDK-ja në Gjilan.Unë rri me të gjithë njerëzit e Gjilanit pa dallim por në vecanti me strukturën e PDK-së pa dallim.
Konceptet e mija për një shtet ligjor nuk do të pushojnë asnjëher dhe në asnjë moment. Rreshtimi im që nga angazhimi im politik prej themelimit të PDK-së në nivel nacional e deri më sot ka qenë dhe do të mbetet për një PDK të strukturuar dhe të fuqishme por asnjëherë në atë vijë e cila në një mënyrë apo tjetër PDK-në e shohin si streh për të mbuluar të palarat e tyre.
Procesin e reformimit të PDK-së nuk do të mund ta ndal askush as edhe ata që thirren në ,trashëgimin e PDK-së, por as ata që thirren në emër të liderit të partisë.
Aq sa mund të ndalin ky profil i njerzëve ardhjen e pranverës aq mund ta ndalin fitoren e PDK-së në nivel nacional ashtu edhe në nivel lokal.