Mbi 30 mijë qytetarë për më pak se 5 muaj janë prekur me sëmundjen e gripit, derisa shumë të tjerë kanë kërkuar trajtim edhe për sëmundje të ndryshme shëndetësore. Shumë nga pacientët, të cilët janë paraqitur për trajtim në QKUK dhe nëpër spitalet regjionale, nuk kanë qenë të vaksinuar paraprakisht. Pulmologu në Klinikën e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, ka thënë për “Zërin” se edhe pse është rritur numri i pacientëve në këtë klinikë të gjithë ata që janë paraqitur për trajtim nuk kanë qenë të vaksinuar, shkruan gazeta “Zëri”.
E sipas Drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, shumica e fëmijëve në Kosovë nuk janë të vaksinuar. Sipas saj, të vaksinuar kryesisht janë fëmijët me sëmundje kronike.
Shumica e fëmijëve nuk janë të vaksinuar, vetëm ata të cilët janë me sëmundje kronike, një numër i madh i tyre edhe vaksinohen. Duhet të rekomandohet prej mjekut të vaksinohen. Fëmijët me imunitet dhe pa ndonjë sëmundje kronike nuk rekomandohet të vaksinohen”, ka thënë ajo për “Zërin”.