Në kuadër të një plani operativ të koduar Ordinanca janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.
Ndërsa, në një ordinancë në një fshatë të qytetit të Gjilanit janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari mashkull dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.
Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.