Një punëtor ndërtimi ka pësuar lëndime trupore derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, njofton Klan Kosova.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në raportin e policisë.