Hetuesit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin A.H., 39-vjeç, me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë, transmeton Indeksonline.
“I dyshuari me 21 mars të këtij vitit, kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin vjedhur 21.700 euro dhe 500 franga zvicerane”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.