Kosova dhe Bullgaria takohen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2020”.Portieri i Manchester Cityt, Aro Muric do të jetë gardiani i portës së Kosovës në duelin e sotëm ndaj Bullgarisë.
Ekipi i Manchester Cityt i ka uruar fat Muricit dhe Kosovës në këtë ballafaqim, me anë të një postimi në Twitter.
Kosova ka Aro Muric në portë sonte. I urojmë fat të mirë të gjithë djemve tanë që janë në detyrë këtë mbrëmje”, shkruan klubi i madh evropian