Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020 të Grupit A.
“Dardanët” e kanë nisur me barazim aventurën e kualifikimeve për “EURO 2020”, pasi që në “Fadil Vokrri” ka luajtur 1-1 me Bullgarinë
Ishin bullgarët që kaluan në epërsi në fundin e pjesës së parë me futbollistin Bozhikov, ndërkohë që “dardanët” barazuan me super Arbër Zenelin.
Djelmoshat e Bernard Challandes marrin kështu pikën e parë në grupin A dhe renditen menjëherë pas Anglisë në renditjen tabelare.