Përfaqësuesja e Kosovës pas dy xhirove në kualifikimet për Euro 2020, duhet të presë deri në qershor për ndeshjet e radhës.
Më 7 qershor do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin A, si mysafire e Malit të Zi në Podgoricë, raporton Reporteri.net.
Tre ditë më pas, udhëton drejt Bullgarisë me të cilën barazoi në ndeshjen e parë, sonte në “Fadil Vokrri”, 1 me 1.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet në pozitën e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Mali i Zi, por se Kosova ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Bullgaria është e dyta me 2 pikë, kurse Anglia prin me 6. /Reporteri.net/.
Tabela aktuale e Grupit A ku bën pjesë Kosova: