Kur shkoi në Zvicër e la bunarin me ujë, por kur u kthye e gjeti me karburant. Ali Berisha, nga Gjilani, këtë bunar e kishte hapur 5 vite më parë, ku thellësia e tij është 20 metra.
“Unë kam qenë në Perednim, kam shku para vitit të ri, me kalu vitin e ri atje, e kam lon mirë ktu, kur jam kthy prej pushimit prej zvicrës kam has në paisje atje qe ka dal me naftë e benzin se kam ditë, ditën e parë e dytën çka po i vjen era, naftë benzin a derivate, sdi as vet cka është”.
Berisha thotë se i gëzohet faktit që nga bunari i tij rrjedh karburant.
Por, ai ka një dyshim se nga mund të vije ky lëng i ndezshëm.
“Nuk e di sigurisht ktu kjo pompa afër meje, se prej natyrës nuk besoj që ka dal. Nuk besoj që mundet me pas këtu në këtë vend naftë”.
Berisha thotë se i kanë kontaktuar pronarët e pompës, mirëpo nuk ka shkuar askush t’i vizitojë.
“Unë kesh i lajmrova, ai qe një javë ditë nuk dul, tha vjern ai menaxheri, as su lajmru as kurgjo”.
Gjilanasi Ali Berisha, thotë se varet prej këtij bunari, pasi ai nuk ka akoma ujësjellës në shtëpi.
“Unë varna krejt prej këtij bunari, me lajme se skemi ujësjellës, me lame me tesha me pasterime e krejt. Kur j aka nis me qit naftë vallahi se di unë se sjom kon ktu”.
T7 ka kontaktuar pronarët e pomës së karburanteve që gjenden në afërsi, por ata gjatë ditës nuk kanë dashur të flasin para kamerës.
Pos kësaj për këtë rast janë të njoftuar edhe polica.
Por nga organet e rendit, nuk kanë dhënë detaje për këtë çështje./Express/