Lojërat e fatit paguajnë mbi 30 milionë euro në vit në formë të tatimeve, akcizës etj. Pas ndalimit të tyre veç humbjes së 30 milionë eurove edhe 5 deri në 6 mijë punëtorë do të mbeten pa punë.
Këtë e ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Lojrave të Fatit, Istref Veliu, në deklaratën e dhënë për media ditë më parë.
Kjo shoqatë ka pasur të mblidhje gjatë ditës së sotme, por ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim se si to të veprojnë.
Ndërkohë, sipas njohësve të fushës, Kosova nga kompanitë e huaja mund të paditet për një ndërprerje pa paralajmërim.