Në Kamenicë do të mbahet nesër, me fillim në orën 11:00, Akademia Përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi.
Ceremonia do të zhvillohet në platonë e Sheshit të qytetit, ku qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.
Në Akademi pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Aktiviteti organizohet në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Metush Krasniqit, në përvjetorin e 100-të të lindjes së tij.

