Kryetrajneri i Gjilanit foli për përgatitjet dhe punën që skuadra po vijon për vazhdimin e kampionatit. Ai u shpreh i kënaqur me punën dhe përkushtimin e futbollistëve të tijë gjatë kësaj kohe sa ai ka punuar me ta.
“Përgatitjet kanë qenë mendoj të kënaqëshme, kam parë shumë dëshirë nga ana e lojtarëve gjatë këtyre ditëve”, u shpreh fillimisht Mezani.
Numri një i pankinës së kuq e bardhëve, vijoi duke thënë se ata e kanë detyrim që ndeshjet si vendas të dalin triumfues, duke thënë se edhe barazimi si vendas për ta është sikurse humbja.
“Mendoj që në takimin e rradhës është detyrë e jona të fitojmë sepse këtë gjë ua kam thënë dhe lojtarëve, ndeshjet në Gjilan dhe barazimi për ne është humbje , në qoftë se do të futemi me mentalitetin e duhur mendoj qe gjërat do të jenë më të lehta, ama po menduam ndryshe do të jetë e vështirë”, vijoi tutje Mezani.
Ai në fund ka një porosi edhe për tifozët e skuadrës, ku ndër të tjera ai tha se skuadrës në këto momente i duhet mbështetja maksimale e tyre.
“Mendojë që në këto momente tifozëria duhet të jetë lojtari i 12, sepse lojtarët kanë nevojë për ta duke parë dhe pozitat ku jemi , kur gjërat venë mirë skuadra luan vetë, ama në këto momente nevojitet prania sa më e madhe e tyre dhe mbështetja e tyre, sepse në fund të fundit lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vinë, ama skuadra është e tyre, është e qytetit”, përfundoi kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani.
Kujtojmë se Gjilani të shtunën luan si vendas kundër Trepçës 89′, në sfidën të cilën debuton zyrtarisht Gentjan Mezani, në krye të shtabit teknik të Gjilanit.