Në ambientet e Komunës së Gjilanit këtë të premte nuk pati ndonjë seancë të veçantë, por më mirë se kaq!
Familja Çoçaj nga Prizreni i ka shtrirë dorën familjes Avdijaj nga Peja për t’ia falur gjakun e kryefamiljarit të tyre të humbur në aksidentin tragjik të 7 marsit, raporton Radio Star.
Qerim Çoçaj, afarist i sukssshëm në komunën e Gjilanit humbi jetën në aksidentin tragjik që kishte shkaktuar shoferi i kamionit më 7 mars të këtij viti, teksa la të lënduar edh shumë persona.
Shoferi i kamionit me iniciale M.A. vazhdon të mbetet në paraburgim me urdhërin Gjykatës Themelore në Gjilan.
/Radio Star/