Sokol Avdija, babai i shoferit të kamionit i cili shkaktoi aksident të rëndë në Gjilan është deklaruar ku ka shprehur keqardhje për rastin.
Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.
Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.
Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje.
“Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt”, ka thënë ai .