Në një anketë të zhvilluar në vitin 2018 nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 381 mjekë të anketuar ka dalë se mbi 78 për qind e mjekëve të anketuar kanë përjetuar ndonjë lloj sulmi, qoftë verbal ose fizik gjatë ushtrimit të profesionit.
Dhuna dhe kërcënimet ndaj mjekëve nuk janë ndalur as këtë vit. Nga Federata e Mjekëve është paralajmëruar bojkot i punës nëse kërcënimet ndaj personelit mjekësor vazhdojnë.
S.B., mjek në Spitalin e Gjakovës, më datën 25 mars të këtij viti është kërcënuar me jetë nga familjarët e një pacienteje e cila pas trajtimit mjekësor të marrë në këtë spital dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kishte ndërruar jetë.