Autoritetet policore kanë bërë me dije se duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike, erëra që fryjnë, dhe gjendjen e bimësisë, e thatë dhe e lehtë për t’u djegur, Policia e Kosovës kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.
“Zjarrvënia është vepër penale,Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në raportin e policisë.