Dueli Gjilani – Drita do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. Një gjë e tillë është zyrtarizuar nga drejtuesit e Gjilanit, të cilët një vendim të tillë e kanë marrë për shkaqe sigurie, ngase në Stadiumin e Qytetit në Gjilan po punohet në rregullimin e infrastrukturës, kurse prania e madhe e shikuesve paraqet rrezik për sigurinë.
Tashmë është vendosur që derbi më i madh në vendin tonë të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:00 dhe kjo do të jetë mundësi e mirë që të shihet një spektakël futbolli.
Detajet e tjera të ndeshjes si ndarja e tribunave dhe çmimi i biletave ka mbetur për tu diskutuar.
Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2001 që derbi do luhet jashtë qytetit të Gjilanit.
Dueli Gjilani – Drita zhvillohet në kuadër të javës së 26-të të Ipko Superligës.