Portieri kosovar, Betim Halimi, e ka nisur shumë mirë karrierën e tij në Superligën e Ukrainës.
Halimi i cili më parë ishte paraqitur me Dritën dhe Vllazninë e Pozhoranit, është transferuar tek skuadra e Olympik Donetsk.Në muajin e parë të tij në Ukrainë, Betimi ka treguar paraqitje shumë të mira, duke fituar çmimin e parë si lojtari më i mirë i muajit, me Olympik Donetsk, përcjell lajmi.net.Sigurisht se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar. Halimi akoma nuk është ftuar nga selektori i Kosovës, Bernard Challandes.Gjithsesi, krahas Arijanet Muric dhe Visar Bekaj, Betim Halimi futet në mesin e portierëve me të ardhme të ndritur, dhe japin garanci për disa vite për portën e Kosovës.