Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga aktakuza ish-drejtorin për Urbanizëm, Planifikim Mjedisor dhe Hapsinor, Valon Shefkiun dhe drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korçën, raporton Radio Star.
Shefkiu ishte akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që nuk i kishte rrënuar disa objekte montuese e lokale të tjera që gjendeshin në pjesë të qytetit e që ishin pa leje.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Gjilanit ndaj Nasër Korçës kishte ngritur padi pasi që dyshohej sa ka lejuar që të operojnë disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike trotuaret për zhvillimin e kësaj veprimtari të cilat gjenden para lokaleve hoteliere, ndonëse kërkesa që kishin bërë pranë kësaj drejtorie u ishte refuzuar.
Me të marrë vendimin e Gjykatës Themelore, Korça ka shkruar:
Ky është postimi i Drejtorit të Shërbimeve Publike në profilin e tij personal në Facebook:
“Sot Gjykata Themelore vendosi drejtesine ne rastin tim dhe te Valon Shefkiut, perkunder tentimit te njollosjes se punes tone, megjithate Drejtesia del ne shesh. Vazhdojme edhe me fuqishem ne realizimin e detyrave dhe puneve te hajrit”, ka potencuar ai.
/Radio Star/