Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.
Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.
Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s.