Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Gjilan është mashtruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull dhqiptar, duke ia marrë veturën e tij kinse për ta kontrolluar gjendjen para blerjes dhe nuk ia ka kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton PlusTv.