Më datën 9 prill pritet të ketë të reshura të borës në vend, kryesisht tek vendet kodrinor malore.
Sipas profesorit të meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, sërish pritet të ketë luhatje të temperaturave.
Në një prononcim për Ballkan.info ai tha se në ditët e para të javës së ardhshme prap do të ketë ulje të temperaturave, ku më datën 9 prill do ketë të reshura të borës.
“Vendi do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore ditët e para të javës së ardhshme e hëna, e marta, e mërkura pritet të ketë ulje të temperaturave, ndëkaq pas këtyre ditëtëve pritet të ketë ngritje prap, ku temperatura maksimale pritet të jetë 18 gradë. Në vendin tonë pritet të ketë edhe reshje të borës kryesisht tek vendet kodrinoro-malore me datën 9 të këtij muaji”, ka thënë profesori Tahirsylaj për Ballkani.info.
Ai po ashtu tregoj se këto të reshura mund të shkaktojnë dëme tek sektori i pemtarisë e në veçanti tek ato pemë që janë në fazën e lulimit.
Këto të reshura pritet të shkaktojnë dëm edhe te tek sektori i pemëtaris sidomos në fazën e lulimit të tyre, i dëmton. Shembull arra -2 dëmtohet, molla shkon deri në minus 3 ose 4, por është problem që ka ndodhur në çdo pranverë të hershme”, tha Tahirsylaj.
Të kujtojmë se dje një pjesë e mirë e Zvicrës është mbuluar befasisht nga bora.