Për sot parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës, pritet shtim i theksueshëm i vranësirave, duke u bërë kryesisht vranët.
Vonë në mbrëmje, ka mundësi të ketë riga shiu. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 7-22 km/h. Temperaturat do të luhaten prej 6 deri në 20°C.