Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati do të mungoj në derbin më të madh në Kosovë, Gjilani – Drita. Qendërmbrojtësi ka thyer klavikulën para 1 muaji dhe pritet të jetë jashtë fushës të paktën edhe 3 javë. Zakonisht në derbit e Anamoravës, Kastrati ka qenë motivuesi më i madh për bashkëlojtarët e tij dhe meqë sonte ai nuk do të jetë në fushë, thotë se ndihet xheloz.
Shumë po më mbetet marak për të qenë pjesë e derbit. Jam xheloz për këta lojtarë që kanë me shiju këtë derbi në stadiumin më të mirë në Kosovën, jam xheloz në aspektin sportiv. Po besoj që çunat kanë me na bo krenarë edhe mua në tribuna që do të jem” deklaroi Kastrati për Indeksonline.
“Rikuperimi është duke shku në ritmin që e kena parashikue. Para pak ditësh e kam pasur një kontrollë te mjeku i klubit, tash besoj që në bazë të konstatimeve brenda 2-3 javësh do të bashkohem me ekipin në stërvitje. Pastaj sa do të zgjasë ajo fazë për të qenë gati 100% është gjë tjetër. Besoj që mund të luaj ndonjë ndeshje në fund të sezonit. Sa i përket trajnerit të ri Gentian Mezani, nuk kam qenë shumë aktivë, por në stërvitjet që kam qenë prezent e kam parë që është një motivues shumë i madh një punëtor shumë i madh. E don aktivitetin dhe gjithçka që lidhet rreth futbollit dhe besoj që këto gjana në futboll gjithmonë shpërblehen” u shpreh Kastrati.
Ndeshja Gjilani – Drita do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin, Fadil Vokrri. /Indeksonline/