Antigona Kqiku i ka dhënë fund beqarisë në mbrëmjen e 6 prillit, derisa ka vendosur të kurorëzojë lidhjen me anëtarin e grupit “Tarabuka Band”, Ener Gashi, raporton Radio Star.
Antigona Kqiku, ishte asambleistja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit.
Në dasmën e Kqikut nuk munguan edhe figurat e shumta politike, derisa aty u pa edhe i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Madje, Haziri ka uruar çiftin e ri për një jetë të gjatë dhe të lumtur.
“Sonte i dha fund beqarisë më e votuara nga asambleistët, Antigona Kqiku me Enerin. Familja Kqiku dhe Gas të jenë të gëzuar me këtë dashuri e familje të re. Të dyve iu uroj jetë të lumtur e dashuri! Lut Haziri”.