Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga ai është duke përcjell statistika e qytetarëve që po dalin nga vendi.
Në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, duke iu përgjigjur pyetjes nga Indeksonline, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk po dëshiron të dorëzohet para kësaj gjendje.
Mor mos harroni se është e pashmangshme një ofertë për punë pra kjo i ka ndodhur çdo vendi që i është afruar integrimeve, Italia ka humbur 1 milion banorë, Kroacisë i kanë shkuar njerëz shumë. Oferta më e mirë në treg është, kush do të ndryshojë këtë realitet në zhvillim e sipër e bën dallimin por prapë se prapë oferta vendos. Pra ka njeri që është në punë e lëshon, nëse i ka 500-600 euro e atje i merr 1.200 është e pamundur me ndërmarrë diçka si qeveri. Në sektorin privat do të mundohemi të ndikojmë në pagat minimale, por është që tregu e rregullon”, ka thënë Haradinaj.
Duke komentuar deklaratën e këshilltarit të tij, Halil Matoshi i cili tha se po bëhet propagandë sa i përket migrimit, Haradinaj tha se ka tendencë të përfshirjes së Kosovës në procese që kishin dal pak prej binarëve, pra që duan ta qesin Kosovën jo në binare të vetë.
“Pra ekziston një agjendë ruse, shtin pare plot indirekt, pra janë proaktiv nuk është pa arsye kur i përmendim, por ideja me e paraqit Kosovën me një status-kuo regres është agjendë e tyre. Edhe ne duhet të dimë menaxhimin e vetvetes. Ne jemi në 29 prill në Berlin, është një mundësi reale me ec përpara me situatën e liberalizimit të vizave, por më vjen keq pak a shumë”, ka theksuar Haradinaj.
Sipas tij, në idenë apo situatat e caktuara, Kosova do të bëj kujdes të realizojë qëllimin që 20 vjet.
“Është pak e përzime gjendja te na, por nganjëherë nuk është fort e meqme cfarë po ndodhë me këto raportime”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/