Sqarim:
Si qytetar i komunës së Gjilanit dëshiroj të ju njoftoj se ngjarja e sotme është totalisht fiktive.
1. Akademia Universale e Paqes Globale nuk është askund e regjistruar si institucion e aq më pak institucion i OKBsë,
2. Kjo “akademi” qenka e regjistruar në Shqipëri (atje pos akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk ka ndonjë tjetër të tillë),
3. Ne Gjilani apo thënë më mirë qeverisja e tanishme në Gjilan nuk është që e promovon paqen dhe tolerancën por ndarjen e thellë etnike siç është rasti i tregut serb te kisha ortodokse në rrugën e Varoshit me fonde të UN-it dhe me ndihmën e komunës së Gjilanit,
4. Madhu Krishan nuk thotë asgjë pos themelues i kësaj “akademie” të regjistruar në Shqipëri por me seli në Indi. Titullin “dr.” me punime shkencore të dërguara nëpër revista fiktive në Indi, kanë marrur edhe profesorët tanë prandaj “dr.” tek emri i këtyre personave nuk thotë ndonjë gjë,
5. Shefki Hysa pos që po na del një gazetar edhe atë fiktiv sepse nuk hasa aaskund në shkrimet e tij vite me rradhë, nuk del ndonjë figure ku me dit se çfare.
Pra, me ia lidh kryet kësaj pune, unë e kam një proverb të vjetër që rrjedh nga përvoja e popullit tonë me budallakitë e tilla:
“E PASKA GJETUN KAPAKI VEKSHIN”.
E na si qeverisje të Gjilanit poget se paskemi me vazhdu me përjetu edhe çmime tjera të tilla siç patëm rastin edhe para kësaj ngjarje kur,
1. Kryetari duke paguar anëtarësinë në një OJQ të Bashkimit Europian doli me deklaratë se u anëtarësua atje si komuna më se suksesshme,
2. U dekorua me njê Mirênjohje fiktive në emër të presidentit Trump nga një person fiktiv matrapaz i Kostaa Rikës,
3. U dekorua nga një organizatë e Banglladeshit e cila kishte kryetarin e Dynjajës si kryetar të tyre!!!, apo që quhej gongu i paqes!
4. Tani edhe kjo ngjarje.
Por na do të vazhdojm’ me punt’e hajrit….