Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë takuar me homologët e tyre nga Komunat e Kumanovës, rrespektivisht KrivaPalakës, shkruan Radio Star.
Haziri ka potencuar se takimi ndërmjet kryetarët të këtyre komunave ka patur qëllimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe për projektet e përbashkëta që këto komuna mund ti kenë së bashku në të ardhmen.
Së bashku ata gjithashtu vizituan pikën kufitare Stanqiç/Bellanoc.
I pari i Komunës së Gjilanit ndër të tjerash ka shkruar:
?️ Takim pune me kryetarët e Komunave të #Kumanoves, #KrivaPalaka dhe #Vitisë, për mundesine e rritjes së bashkëpunimit #ndërkufitar për projekte të përbashkëta dhe të rëndësishëm për qytetarët.
? Po ashtu vizituam punimët në ndertimin e pikës kufitare Stanqiç/Bellanoc!
#Vazhdojme✌️