Zeri, stili dhe sharmi u bashkuan ne nje karakter. E kur atij i shtojme edhe dashurine e ciltersine na del karakteri me unik brenda te cilit do te donte te ishte cdo kush. Me nje baze muzikore familjare, i frymezuar gjithmone nga kendimi live, Rroni e nisi naten e pare te audicioneve te fshehura ne The Voice Kids 3. Me nje melodi vokale mahnitese beri per vete te gjithe anetaret e jurise, por nder ta zgjodhi te punonte me trajneren Miriam Cani. Ai shume shpejt fitoi zemrat e publikut te gjere, duke u bere nje nga zerat me te pelqyer ne rrjetet sociale. Fjalet e panumerta pozitive ishin motiv per te vazhduar punen edhe me me perkushtim, por Rroni nuk arriti te kaloje ne finale. Gjysmefinalja ishte paraqitja e tij e fundit, por gjurmet e tij ne The Voice Kids jane te thella. Publiku u magjeps me zerin dhe saktesine e tij ne kendim, me nje paraqitje superiore profesionale. Vertet Rroni u shnderrua ne nje magji qe te ben per vete e te nxit te lundrosh neper ate melodi.
Shijet jane te ndryshme, por Rroni me zerin e tij, stilin unik, sharmin dhe ciltersine do te mbetet gjithmone ne kujtesen e atyre qe jane pro profesionalizmit dhe pro avancimit te zerave premtues.
Gjurmet e Rronit ne The Voice Kids 3
Ndani këtë artikull