Sot, Komisioni i Granteve i Rep. së Qeverisë së Kosovës, në Minisitrinë e Financave, në mbledhjen e tij të rradhës, aprovoi Kërkesën për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës, duke lejuar shtimin e numrit të punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimin e kodeve buxhetore dhe rregulluar pjesën e financimit të projekteve ose produksioneve të tyre!
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ditë historike për teatrot e qyteteve dhe komunitetin artistik të tyre, të cilët që nga paslufta nuk kanë arritur të stabilizohen deri tash.
Një falenderim i madh për të gjithë ata që na ndihmuan në vazhdimësi në rregullimin e kësaj çështjeje kruciale e shumë domethënëse për ne.
Falemnderit, kryetar z. Lutfi Haziri!
Falemnderit, ministër i MKRS-së, Kujtim Gashi!
Falemnderit, ministër i MF, z. Bedri Hamza!
Falemnderit, z. Salvador Elmazi!
Falemnderit, z. Zijadin Maliqi!
Dhe, krejt në fund, falemnderit z. Naser Zymberi, njeriut me kontributin më të madh në këtë drejtim, i cili nuk u dorëzua për asnjë moment dhe me plot këmbëngulje, arriti të krijojë një kauzë që mori vëmendjen e të gjithë aktrëve të nevojshëm.
Urime, kolegë, artistë e urime Teatro të Qyteteve të Kosovës!