Shkruan: Genc Mustafa
Në cdo garë elektorale, partiake ka pretendentë për të qenë bartës të institucioneve apo udhëheqës partiak gjë që është legjitime me rregullat demokratike në të cilën funksionon edhe shoqëria jonë.
Në cdo garë ka ekipe lobuse të cilët pretendojnë se kandidatët e tyre duhet të jetë udheheqës me vizionin, programin, politikën e shfaqur gjatë karrierës. Asnjë garë politike nuk munde të ndërtohet mbi Shantazhe, Kërcënime, Manipulime apo Etiketime fyese për individët.
Cdo garë mbi këto elemente është degradim shoqëror dhe politikë për vetë institucionin apo partinë ku pretendohet të udhëheqet. Prandaj garat elektorale kurdo që zhvillohen duhet të jenë fer, me ekipet lobuse dhe me pretendentët për të udhëhequr me sektoret nga fushat profesionale të tyre.
Gara bëhet me vizion për ndryshim shoqëror, kulturor dhe social jo për degradim, regres dhe urrejtje. Mbani mend këto parime sepse votuesi (delegati) voton mbi këto parime.