Me rezultat minimal prej 1-0, Llapi e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Të dyja skuadrat i patën përpjekjet e tyre në fraksionin e parë të lojës, i cili përfundoi pa gola.
Pas fillimit të pjesës së dytë, nikoqirët u angazhuan më shumë në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë e arritën në minutën e 72-të.
Festim Alidema shënoi një supergol me një goditje me këmbën e majtë duke e lënë të shtangur portierin Mario Kirev.