Rrezarta Kqiku – Studente e viti të parë në Universitetin e Prishtines dega Gazetari.
Nekrologji – Humanizmi i Qerim Çoçës
– Një person modest e human që ishte pjesë e shoqërisë tonë. Qerim Çoçaj i lindur në Gjonjaj të Hasit krahinë e Prizrenit i cili lindi më 21 korrik 1966. Në aksidentin tragjikë në Gjilan më 7 mars 2019 duke shpëtuar jetën e tre fëmijëve ndërroi jetë duke lënë pas vete një bagazh humanitarë.
Profesioni i Qerim Çoçës
Qysh i ri u mor me furrëtari, të cilën e trashëgoi nga paraardhsitë e tij. Në vitin 1982 vendoset në Gjilan ku në fund të vitit 1983 hapi edhe furrën e parë “Vëllezritë Çoçaj” në Gjilan.
Humanizmi i Qerim Çoçës
Ndër veprat e shumta humane që i ndjeri bëri janë: Ai gjatë periudhës së luftës strehoi shum familje në Prizren e Gjilan. Gjatë luftës së Preshevës ai strehoi familjen Sadiku ku për 11 vite me rradhë i siguroi vendbanim në njërën nga shtëpitë e tij dhe i ofroi bukë. Me bukë furnizoi edhe pjesëtarët e UÇPMB-së në dy stacione dhe ushtarët e UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte organizator me disa kolegë e dashamirë ti furnizojë me bukë ushtarët e TMK-së. Furnizimin me bukë nuk e ndali as pas luftës për ata që kishin nevojë duke i dhënë bukë familjeve në nevojë e shumë personave qe kërkuan bukë nga i ndjeri, këtë traditë humane pas vdekjes po e vazhdon edhe i biri i tij Refki Çoçaj. Por furnizimi me bukë ishte e pakta qfarë ai dhuroi .
I ndjeri rregulloi varrezat e një fshatit në Prizren dhe bashkë me të vëllaun në xhamin e lagjës “Terezi Mahalla” dhuroi ndriques dhe tepi . Bashkë me kolegë grumbulloi një fondë në një shumë afro 40 mijë euro për një grua qe kishte nevojë për transplantë të veshkëve.
Qerim Çoçaj pas vetës ka lënë bashkëshorten tri vajza dy djem një mbesë dhe dy nipa. Profesionin e tijë e kanë trashëguar pasardhsit e tijë të cilët i’a kanë falur gjakun babait të shoferit i cili e goditi Qerim Çoçën.