Pavarësisht rezultateve jo të mira, Gentjan Mezani e ka përkrahjen e plotë të kryesisë së Gjilanit.
Kjo është bërë e ditur sot nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga klubi, ku mes tjerash hidhen poshtë lajmet se tekniku nga Vlora do të largohet pas përfundimit të këtij edicioni për t’ia liruar vendin dikujt tjetër.
Kjo është komunikata e SC Gjilanit
SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër mediumet dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentjan Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.
SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë.Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.
Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona, janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam ti hedhim poshtë informatat e dalura sot nga disa mediume.