GJILANI PRINTE NË KULTIVIMIN E DUHANIT – Cigaret e Kombinatit të Duhanit “Boris Kidric” shiteshin në tërë Jugosllavinë, e “Dunhil” shitej edhe në Evropë e përtej…
…
———————————————————————————————-
A E DINI SE: Në Gjilan është mbajtur kampionati botëror për femra të reja në hendboll; Abaz Bukoviku ishte partizan i Titos dhe kishte bërë jetë modeste në qytet; rruga prej Crepit të Kamenicës deri në Radivojc të Vitisë ishte e rrethuar me pemë, i kishin mbjellur duart e vyera të punëtorëve socialist; Gjilani dallohej për kultivimin e duhanit…
KTHIMI NË KOHË – ECJE NËPËR GJURMË!
Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!
Rrëfimi i 16-të
KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT TË GJILANIT
AH GILAN, AH ZAMAN! KUJTIMET PO PALOHEN SI FLETAT E DUHANIT NË VARGJE…
16.
Kjo pjesë e qytetit është e lidhur me fëmjërinë time, aty kam kaluar kohën më të madhe të jetës deri në shkollën e mesme. Më kujtohet ecja e çdo njeriu, çdo karroce; më kujtohen njerëzit me ‘tas -fese’ të zi, me bereta. Më kujtohen nënat tona me çarsçafe të mbuluara ose me ‘sargija’. Po i shoh vuatjet e tyre në mimikën, e cila dukej si tokë e lavruar nga pllugu. Dukeshin më të moshuara se sa ishin. Shumica e shtëpive në anën e djathtë mbi spitalin e sotëm janë pas vitit 1960. Aty, në atë lagje, u vendos
Qazimi i Shurdhanit, që një kohë kishte banuar ne sokakun tim. Qazimi ishte trupgjate, kishte disa fëmijë. Me Ibrahimin punoja në Shtëpinë e Shëndetit, Tefiku ishte një gjeneratë para meje në shkollën e mesme. Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj lagjeje janë nga Karadaku mbi Zheger: Dunav, Çelik, Pidiq, Stançiq, Shurdhan. Këtu banonte Shefkiu nga Pidiqi, që ne fëmijët e njihnim si “putari”, i cili kudesej për pemët që gjendeshin në rrugën kryesore – kryesisht ishin molla dhe arra.
Pemët ishin në të dyja anët e rrugës në çdo 10 metra, prej Crepi (Kamenicë) deri në Radivojc (Viti). Xha Milaimi ishte nga Çeliku, kishte djalë Xhelal Jetishin, i cili ishte një futbollist i dalluar Crvena Zvezdes së Gjilanit, mesufushor dhe golashënues. Këtu banonte edhe babai i dr.Mehmedali Azemit. Shtëpitë ishin përdhese.
Në vitin 1967 u ndërtua shtëpia e Abas Ajetit nga Bukoviku. Gjithë banorët e qytetit shkonin për ta vizituar, flitej me të madhe në qytet se këtë ia ka ndërtuar Tito për kontributin e dhënë në ofenzivat e Bosnjës gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (Lufta e Dytë Botërore). Këto vizita u bënë si kolonë para vizitës së Titos ne Gilan me 14 prill 1971. Abazin e kam njohur si njeri të qetë që shëtiste nëpër rrugët e qytetit me një shtagë, ishte trupshkurtër. Më kujtohet edhe varrimi i tij. Varrimi ishte impresiv, me nderime ushtarake, me përcjellje muzikore. Shpesh kam vizituar varrin e tij nga mermeri në fillim të varreve.
AH GILAN, AH ZAMAN…
ME 1948 u ndërtua Kombinati i Duhanit “Boris Kidriç”. Babai im më tregonte se gjatë ndërtimit nga kulmi kishte rënë një punëtor. Kombinati, që në popull e quanin ‘monopoll’ ishte objekti i parë industrial, i cili filloi të prodhoi cigare “Drava” dhe “Zeta” – pa filter. Pastaj, në lëminë e industrisë së duhanit u bë gjigant kosovar. Filloi prodhimi i cigareve “Morava”, “Bozhur”, “Juli”. Më vonë nisi prodhimi i cigareve “Oskar”, “Klub”, “85”, e në vitet 1984 “Dunhill”. Më kujtohet kur aty punonte si drejtor Isa Ilijazi, ndërsa fqinja ime Luca, bashkëshortja e Miqës apotekistit (barnatoristit) ishte sekretare. Në derën e hyrjes qëndronte Alush Tërstena. Në këtë kombinat punonte Bajrushi, vajzat e hallës. Banorët e qytetit mbillnin duhan, por Livoçi i Poshtëm ishte prodhuesi më i madh i duhanit. Muret e shtëpive ishin mbuluar me vargje duhani për terje (tharje).
Me 1985 drejtor ishte Mustafë Latifi, djali i ‘Mulla’ Sefës.
Familja jonë skaj rrugës kryesore kishte tokë të bollshme që e mbillnin duhan. Kombinati në bashkëpunim me shtetin na konfiskonte tokën, pas disa viteve përseri ia kthente pronarëve. Familja ime e gjerë, nga frika, disa toka i shiti, për mos me i humbur shtesat fëmijërore. Shumë pronarë tolash hiqnin dorë ng atoka ose i bartnin te të tjerët në mënyrë që të përfitonin shtesa për fëmijë, sepse shteti ndante shtesa për të varfërit.
Ah Gilan…!
Këtu në mes të tokave tona dhe varreve gjendej parku i madh i qytetit, i ngritur me 1932. “Une si fëmi kaloja tërë ditën në këtë park duke mësuar, duke luajtur, ndërsa prindërit tubonin fletat e duhanit. Në këtë park fitova shprehinë për mësim. Zakonisht lexoja e mësoja me zë. Parku kishte edhe mjaft bagrema. Kur lodhesha nga mësimi luaja me shokët futboll të vogël. Afër e kishte shtëpinë xha Halili, që me përcillte se si unë mësoja”, rrëfen doktori. Sot, fëmijët tij kane barnatore.
Në vitin 1977 në park e vendosën antenën e Radio Gilanit, i prenë shumë drunjë. “Isha i nevrikosur si po e prishnin një park të fëmjërisë sime”. Në park ishte kafeneja ‘Llovac’ dhe lokalet e klubit te gjuetarëve, që e udhëheqte Trajko, i cili banonte në rrugën time, ishte trupshkurtër dhe me deformim te boshtit të kurrizit”, përshkruan dr. Shevceti.
Gilan, ti je plot kujtime! As shiu, as era nuk kanë mundur te m’i zhdukin kujtimet sa njeriu i pasluftës!
Në vitin 1973 në oborrin e Kombinatit të Duhanit u ndertua fusha e hentbollit, që më herët ishte në kuadër të Stadiumit te Futbollit në Balec, pas portës së fushës së futbollit. Kryetar i klubit ishte Bozha, drejtor i Kombinatit të Duhanit, ndërsa shikuesi më i flakët ishte Mehmeti, që e njihnin me emrin Doda. Për klubin e hendbollit “Bozhur” luanin vëllezërit Haziri, vëllezërit Gash, Durgut Abdullahu me vëllaun Naserin, Shaban Kastrati, vëllezërit Vasic, Muhamet Ahmeti, Rifat Pajaziti. Me Muharremin, Muhametin dhe Rifatin kam qenë në një klasë në fillore. Klubi i hendbollit “Bozhur” bëri emër. Durgutin, për mënyrën e lojës dhe ekzukutimin e penaltive e quanin “doktor”. Në vendin ku u ndërtua fusha ishte një bagrem dhe një krua i pasur me ujë, ku ne fëmijët e mëhallës pushonim nën hije.
Me 1979 u lëshua në përdorim palestra sportive dhe u mbajt kampionati botëror për femra të reja. “Une isha mjek i kampionatit, Shpresa Mustafa motër medicinale”. Svtelana Kitic u shpall hentbollistja më e mirë e botës. Kur luante Bozhuri, palestra ishte përplot me shikues, Doda koordinonte orkestrin e shikuesve.
Kështu, kujtimet po shtresohen, thause nesër ndonjë gjeolog do të hulumtoj të kaluarën. Ne vitet 1980 automobilat qarkullonin me parimin qift-tek, pasi një kohë ndihej mungesa e benzinës; kolona e automobilave që prisnin në rend për benzinë ishte prej pompës së Jugopetrolit deri te dera e spitalit. Ekonomia filloi të bie, me 1990, brenda ditës inflacioni kaplonte dhe devalvonte rrogën. Të gjithë nguteshim ta përdorim rrogën sa më shpejtë. Ante Markovic bëri reformë ekonomkike. Dinari u stabilizua, por rrethanat dita -ditës acaroheshin. Punëtorët filluan të largohen nga puna. Nga viti 1987 në programin “WORD STAR” udheheqja ditarin e ngajrjeve ne Gilan. Gilanin e kaplonin mjegullat e zeza, ernat politike ishin si murlani, por kishin vetem një drejtim….
/Autor i tekstit: Dr. Shevqet Mehmeti/
/redaktoi për shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku/