Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, thotë se është thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit, Rinor Bunjaku.
Ja postimi i plotë:
Lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit, Rinor Bunjaku, më ka tronditur mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit.
Në këto momente të vështira për Fatmirin, si baba i Rinorit, për axhën Sabri dhe gjithë familjen Bunjaku, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella.
Është e vështirë kur ndodhin raste të tilla të kemi përmbajtje, mirëpo lutemi të gjithë së bashku për shpirtin e Rinorit dhe do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ka qenë i hareshëm, siç ka ofruar gjithnjë pozitivitet dhe dashuri për familjen e shoqërinë.
Lamtumirë, Rinor!