Dy vjedhje janë kryer brenda një dite, dje në Gjilan.
Policia e Kosovës raporton se një person ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve kanë hyrë dy të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 300 euro, njofton Klan Kosova.
Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq në fshatin Slivovë, një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij në rrugën Prishtinë-Gjilan, është ndaluar nga një veturë në të cilën ishin tre persona të panjohur të cilët me forcë e kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë marrë telefonin.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.