Ylber Kastrati ka reaguar ashpër pas humbjes turpëruese nga Flamurtari, ai përmes një postimi në Facebook gjithë fajin e humbjes i’a drejton referit kryesorë i cili me referim skandaloz dëmtoi rënd skuadrën gjilanase.
Ja postimi i plotë i kapitenit të Sc Gjilanit:
Nuk po e amnestoj veten me bashklojtare dhe te gjith ata qe e krijuan kete ekip . Po e filloj keshtu per te ju pergjigjur te gjithe juve qe do te thoni meruni me veten dhe keni te drejt.
Ka qene vertet e rende dhe po peshone gjdo dite e me shume ajo qe po bejne kemishe zinjet (referet) ne demin tone, te percjellur ne vazhdimsi edhe nga disa tv e gazeta te ndryshme qe nuk po e mbajn betimin e drejtesis qe e kan ,”nese e kane” ndoshta edhe eshte rrjet i gjer nuk i dihet.
Nuk e di pse tradita vazhdon, goditet i drejti, goditet ai qe nuk ben dallavere, goditet ai qe eshte shembulli i korrektesis “TALI”, apo pikerisht jane keto veti te pakta ne Kosove qe goditen me se lehti sepse kur e keqja eshte me shumic, e mira pakic mundet lehte.
Jemi thellsishte te zhgenjyer me veten tone po se paku lerani te shikohemi ne pasqyre, ju po na e theni ate pasqyr me veprimet me gjykimet skandaloze dhe qka eshte me e keqja nuk keni turp . Nese jeni te detyruar ti beni keto gjera se paku uleni koken kur dilni nga stadiumi se paku te ju mbuloj turpi se ate e keni vetin me te mire qe mund te ju perfaqsoje ne keto momente.
Ne do te luftojme deri ne fund, nuk eshte veti e jona dorezimi, te behemi me te ndergjegjshem per obligimin moral qe kemi ndaj “TALIT” dhe “Skifterave”, do ta sfidojme dhe do ta mundim turpin tuaj deri ne fund.
Te gjith se bashku familja ?⚪️ do tia dalim.